Në shkurt i mbaron mandati, Thaçi: Jam ngopur me pushtet, me padurim e pres t’ju them mirupafshim

0
144

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ne muajin shkurt qe perkon edhe me perfundimin e mandatit, do të largohet nga skena politike në vend.

Ai një një intervistë në Rubikon ka thënë se është “ngopur” me pushtet. Sipas Thaçit, nëse dikush ka pasur pushtet në 20 vitet e fundit, atëherë ka qenë ai

”Nëse dikush është i ngopur me kompetenca në këto 20 vjet, jam unë i ngopur në Kosovë. Dhe i njoh kompetencat edhe të ekzekutivit edhe të Presidencës, dhe e bëjë shumë qartë atë dallim të kompetencave”, është shprehur Thaçi.

Ndër të tjera Thaçi tha se mezi po pret deri në përfundim të mandatit. “Unë jam munduar të jem i sinqertë, korrekt dhe i drejtpërdrejtë me qytetarët. Nuk e di cilit lider do t’i ndodhë ajo që mua më ka ndodhur që pas dy vitesh qeverisje të vlerësohem më tepër se kur kam nisur qeverisjen, pra më 2014. Tash e 6 vjet unë nuk jam më kryeministër. Secili ka të arriturat e veta dhe unë i vlerësoj. Kosova ka një traditë demokratike, të funksionimit të institucioneve. Uroj që secili të ketë suksese në prioritetet që ka”, u shpreh Thaçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here