E PABESUESHME/ Rama mohon dhunën policore ndaj qytetarëve, artistëve e gazetarëve: Po kërkoni qimen në vezë!

0
85

Në një intervistë për ‘News24’ , kryeministri Edi Rama ka mohuar kategorikisht lajmin se në protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ka pasur policë të armatosur.

“Kush është tejkalim i kompetencave të policit kur njerëz i hakërrehen dhe i futen në territor. Bilanci i kësaj dhune në fund të ditësh ishte fakti se 2 policë kanë përfunduar në spital. Nuk di që të ketë pasur artistë që ka përfunduar në spital. Keni parë ju në ndonjë protestë jashtë kur të flitet për dhunë dhe në spital të shkojnë policët, ose më saktë vetëm ata. Aty nuk ka pasur dhunë policore. Keni parë policë me armë? Ku? Të armatosur ku? E rëndësishme është që të mos harroni një gjë se fakti që kërkoni qime në veze, flet për standardin demokratik.”, tha Rama.

Gazetarja: A janë armë këto zoti Rama?

Rama: Ko është një trup që po del dhe po ikën nga ministria e Brendshme. Këtu nuk shoh ndonjë marrëdhënie mes kësaj trupe dhe protestuesve. U tha se policia ka qenë e armatosur kur ka nxjerrë njerëzit nga godina. Policia nuk ka pasur asnjë pajisje kur ka hyrë për të nxjerrë njerëz. Nëse ju më ndërhyni dhe përgjigjeni, e kaloj në formë debati

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here