Dalin fotot, nga policët në protestë tek Veliaj duke përqafuar të moshuar/ Vasili: Infeksionistë e epidemiologë, mos flisni më për distancim, heshtni!

0
80

Në mes të debatit për shembjen e Teatrit Kombëtar, që u shoqërua me protesta,  përmes një reagimi në ‘Facebook’ nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili vjen me një mesazh drejtuar mjekëve infeksionistë dhe epidemiologë.

REAGIMI I VASILIT

Kolege infeksioniste dhe epidemiologe HESHTNI!! (FOTO).

Me qe nuk keni kurajon t’u tregoni vendin Edi Rames dhe shembelltyrave te tij ne Bashki,
tani e tutje mos flisni më per distancim social sepse fyeni veten.
Qindra police te Edi Rames ngjeshur me njeri tjetrin dhe perqafimet neveritese bashkiake edhe me te moshuar jane fakte shume te renda dhe ne mes te dites.
Ju nuk keni kurajo profesionale ti ndaloni keta sharlatane politike.
Ndaj Heshtni sepse te flasesh ketej e tutje per distancim social eshte me shume se turp.
Keta mbyllen nje televizion per nje te ftuar me shume ne studio edhe duke e respektuar distancen sociale, gjobisin qindra qytetare e mbyllin biznese, ndersa po vete keta dhunojne cdo rregull.
Ndaj HESHTNI !!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here