“Çdo diktaturë dhe krim ka një fund dhe fundi dihet për të gjithë”/ Demalia shpërthen kundër Ramës dhe Veliajt: Do ta paguani këtë urrejtje që mbollët

0
64

Analisti, Ilir Dermalia, për Ora News deklaron se urrejtjen që kryeministri Edi Rama mbolli me shembjen e Teatrit Kombëtar do ta paguajë shtrenjtë.

Ilir Demalia: Nuk do ta kalosh kaq lehtë këtë radhë. Kjo urrejtje që ke grumbulluar me këtë që bëre do ta paguash. Në një moment pandemie kur ti na hiqesh që kujdesesh për popullin për të mbajtur në distancë krijon këtë situatë ku nesër mund të kesh 500 të infektuar dhe 100 të vdekur nga koronavirusi.Ti në këtë rast ke bërë shkelje direkt të ligjeve të shëndetit të qytetarëve. Shkaktari i këtyre grumbullimeve sot je ti dhe pse? Për një aferë korruptive kriminale për x apo y. Njerëzit mund të jenë të lodhur por nuk janë budallenj.Kaq kisha për Edi Ramën.

Çdo diktaturë dhe krim ka një fund dhe fundi dihet për të gjithë. Mund të marrë dhe një mandat tjetër por ky do të ndëshkohet së pari nga vetë kriminelët për prishje pazaresh, kështu si është krijuar situata në Shqipëri do të ketë dhe atentate politike. Është ligji i mafias. Prandaj është në këtë gjendje. Do ta vrasë vetë mafia që e ka futur në dorë, sjelljet e Edi Ramës janë sjellje të një frikacaku. Kurse sjelljet e Erion Veliaj janë sjelljet e një idioti. Unë kam qenë kundër dhunës por këta njerëz që po shkatërrojnë dhe mbledhin njerëzit në kohë pandemie…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here