Meta këmbëngul për Teatrin: E mbron Kushtetuta! Marrëzi çdo tentativë për të bërë prishjen e tij…

0
78

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar sërish nga Kavaja lidhur me vendimin e Keshillit Bashkiak për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Meta tha se Teatrin e mbron Kushtetuta, dhe sipas presidentit është marrëzi çdo tentativë për të bërë prishjen e tij.

“Edhe ajo provoi kazmën si shumë objekte kulti si në atë kohë, por fatmirësisht kanë shpëtuar disa kolona. Kam një apel për të qenë kaq të vëmendshëm dhe të përgjegjshëm për të mbrojtur trashëgiminë kulturore të e vendit si asnjëherë tjetër sepse dihet që çdo humbje është e parikuperueshme edhe është një cenim i identitetit kulturore. Teatrin e mbron më mirë Kushtetuta dhe të gjitha konventat ndërkombëtare ku Shqipëria aderon dhe provalojnë mbi çdo akt tjetër. Më duket një marrëzi e jashtëzakonshme çdo përpjekje për të prishur teatrin, pa shteruar rrugën e plotë kushtetuese dhe ligjore, që ka marrë dimension të qartë evropian.

Nuk është se kam diçka të re nga 24 orët e mëparshme kur dola para jush për të sqaruar arsyet e padisë në GJK, por ende nuk besoj dot disa akte një pjesë që janë denoncuar nga Aleanca në Prokurori, pasi më duket një papërgjegjshmëri përtej çdo ekstremi dhe llogarie. Sepse nuk kemi të bëjmë thjeshtë me shkelje të Kushtetutës, apo përgjegjësi penale të personave që do të përfshiheshin në shkatërrimin e Teatrit, por aktet dhe faktet e fundit flasin në mënyrë tepër të qartë për një veprimtari të mirë strukturuar kriminale që do të ishte e paamnistueshme në çdo kohë.

Na mjaftojnë kujtimet e kazmave të komunizmit ndaj kishave, kulturës në 1967. Në këtë situatë ende pandemie në vend që të merremi me përballimin e pasojave nuk mund të bëjmë një marrëzi të tillë ti vëmë kazmën TK dhe duke i vënë kazmën përpjekjeve tona për të ecur bashkë me Maqedoninë e Veriut në rrugën e Integrimit. Do të ishte një provokim serioz për paqen sociale që në këtë moment është shumë e rëndësishme për vendin. Shpresoj që ato fakte që kam parë  në media të mos jenë të vërteta”, tha Presidenti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here