“Ka ikur nga fiqiri”, Monika Kryemadhi reagon ashpër për mbylljen e “Tv Ora”: Edi Rama është armik i demokracisë

0
126

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas lajmit se ISHSH ka kërkuar mbylljen e “Tv Ora”.

Reagimi i plotë:

Mbyllja e televizionit Ora është një akt lufte ndaj medias së lirë, fjalës së lirë, ndaj demokracisë në Shqipëri!
Edi Rama është armik i demokracisë, i votës së lirë, i ekonomisë së tregut, i arsimit të të rinjve!

Atë e tmerron çdo media që nuk e kontrollon. Atë e tremb çdo gazetar i lirë që nuk është në borderotë e tija të korrupsionit. Atë e frikëson çdo biznesmen që nuk i përulet për të qenë pjesë e oborrit të tij të korrupsionit. Atë e shkallon çdo i ri apo student që është kundër ç’reformave të tij në arsim. Atë e nxjerr nga “fiqiri” vota e lirë e çdo qytetari!
Televizioni Ora do e fitojë betejën, me këtë akt të pashembullt diktatorial dhe kriminal, por fatkeqësisht do të jenë taksat e shqiptarëve, që do të paguajnë çmenduritë e këtij individi të papërgjegjshëm dhe armik të lirisë!
Unë dhe LSI jemi në krah të medias dhe fjalës së lirë!

Dënojmë me forcë këtë veprim të paprecedentë të Qeverisë së Hashashit dhe PPP-ve!
Asnjë kërcënim, asnjë gjobë apo burg nuk do të mund të na friksojë në rrugën tonë pa kthim pas për një Shqipëri demokratike, me media të lira. Për një Shqipëri të tregut dhe konkurrencës së lirë! Për një Shqipëri ku vendos vota e lirë e qytetarëve për qeverisjen dhe administrimin e shtetit!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here