Këshilli Politik fillon punën, pjesëmarrësve iu matet temperatura. OSBE: Mundësuam anën logjistike

0
132

OSBE ka marrë të gjitha masat logjistike per takimin e sotëm të grupit të Punës të Këshillit Politik për të vijuar punën për reformën zgjedhore.

Salla e mbledhjes që ejon respektimin e masave të distancës së sigurisë për COVID-19, dhe pajisjen e pjesëmarrësve me maska, doreza dhe higjienizues janë siguruar nga OSBE për takimin e sotëm. Në hyrje, pjesëmarrësve iu është matur temperatura dhe më pas kanë vendosur masat e tjera mbrojtëse.

“Për të lehtësuar diskutimet dhe punën konkrete për reformën zgjedhore, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet nga ana logjistike takimin e sotëm të grupit të punës të Këshillit Politik, në Pallatin e Kongreseve. Në takimin e tyre të parë online, të hënën, anëtarët e grupit të punës së Këshillit propozuan që takimin e ardhshëm ta zhvillonin rreth një tryeze, për të pasur një mjedis pune më të efektshëm. Prezenca ka mundësuar sallën e mbledhjes, që lejon respektimin e masave të distancës së sigurisë për COVID-19, dhe pajisjen e pjesëmarrësve me maska, doreza dhe higjienizues”, deklaron OSBE.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here