As në punë dhe as të papunë! Kjo është situata në Shqipëri…

0
124

Punonjësit e fasonerive rezultojnë më të dëmtuarit nga ana ekonomike nga situata e pandemisë. Këta punonjës në shumë raste rezultojnë as të punësuar dhe as të papunë, rezultojnë të siguruar por pa paga ose me paga qesharake.

Të tillë janë edhe 250 punonjësit e një fasonerie këpucësh në qytetin e Vlorës. Pronari i fasonerisë nuk ka hequr punonjës nga puna. Por nga ana tjetër i ka paguar në bazë të orëve shumë të reduktuara që kanë punuar dhe për rrjedhojë punonjësit kanë marra paga të ulëta që variojnë nga 7 mijë deri në 10 mijë lekë.

Në të tilla kushte, ato nuk përfitojnë as pagën e luftës, e për ta pasur, janë ngritur në protestë. Edhe pse kjo situatë kërkon një verifikim më të hollësishëm sa ligjor aq edhe juridik, problematikat me punonjësit e fasonerive dhe punëdhënësit e tyre më herët kanë detyruar kryeministrin Edi Rama që të lëshojë një paralajmërim të fortë për pronarët e fasonerive duke u kujtuar gjobat për ato që braktisnin punonjësit e tyre në këtë situatë të jashtëzakonshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here