‘Situatë e tensionuar’/ Trump i përgjigjet ashpër Obamës: Krahasoje me katastrofën e Gripit të Derrit! Puna ime po merr…

0
82

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i është përgjigjur ashpër ish-presidentit Barack Obama, i cili e kritikoi qeverinë amerikane për mënyrën se si e ka menaxhuar situatën e pandemisë.

“Ne po marrim nota të mrekullueshme për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, sidomos për ndalimin e hershëm të hyrjes së njerëzve nga Kina, burim i infeskionit. Krahasojeni këtë me katastrofën e Obamës dhe Joe-t të fjetur, të njohur si Gripi i Derrit H1N1. Nota të dobëta, sondazhe të këqija, lidhje nuk kishin!”, shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë në Twitter.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1259450328048709633?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1259450328048709633&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fsituate-kaotike-donald-trump-i-pergjigjet-ashper-obames-krahasoje-me-katastrofen-e-gripit-te-derrit-puna-ime-po-merr%2F

Ish-presidenti Obama një ditë më parë e kritikoi ashpër administratën amerikane, duke thënë se e tërë situata është një katastrofë kaotike dhe absolute. Duket që këto fjalë nuk e kanë kënaqur presidentin e tanishëm, i cili gjithashtu u përkujdes që t’i shpërndande disa postime të figurave të tjera kundër Obamës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here