Konfindustria: Masat e qeverisë për koronën sollën 2 miliardë dollarë humbje

0
123
Viele Euro Geldscheine

Konfederata e Industrive të Shqipërisë (Konfindustria) ka deklaruar se vetëm gjatë muajit mars dhe prill ekonomia shqiptare ka humbur më shumë se 2 miliardë euro, për shkak të masave te marra ndaj koronavirusit.

Në një deklaratë për mediat, Konfindustria shprehet se institucionet financiare shqiptare llogarisin si dëm afërsisht 1.2 miliardë dollarë, po kjo shifër bazohet vetëm më ekonominë formale. Sipas Konfederatës së Industrive Shqiptare, nëse kësaj llogarie i shtohet edhe efekti i ekonomisë jo-formale, fatura për dy muajt mars dhe prill arrin në 2 miliard dollarë.

Në një deklaratë për mediat, Konfindustria thotë se në bazë të analizës ekonometrike që ajo ka bërë, rezulton se marrja e masave bllokuese ekstreme, të marra ekskluzivisht vetëm nga qeveria shqiptare kanë krijuar një kosto shtesë prej 400 milionë dollarë.

“Nëse masat do të ishin bërë në mënyrë më të butë dhe në përgjigje të situatës reale, fatura e dëmit ekonomik do të ishte më e ulët ”,- thuhet në deklaratën e Konfindustria.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here