Ish-ministri i PS e thotë troç: Kanabisi është filozofi qeverisëse e Ramës

0
129

Nga: Elmaz Sherifi

“Si jeni me kanabisi ketej” ?

Keshtu i pyeste kryeministri Rama banoret ne turet e tij neper Shqiperi, kur kritikat mediatike ndaj qeveriise se tij ishin shume te forta.
Pyetja, ishte inkurajim per kultivuesit e saj dhe si mesazhe per intesifikimin e mbjelljes, pa patur frike.
Refreni i tij u kujtoi “aksionisteve” te bimes se arte/ kanabisteve, thenien e Berishes ne “kohen e fajdeve”, se “paret e shqiptareve jane me te pastrat”. Prandaj edhe me frikacaket shiten lopet e shtepite dhe i ofruan me kenaqesi ne “sportelet e fajdexhinjeve” !
Kjo “filozofie qeverisje” u rishfaq papritur ne “kohen e koleres”, kur kryefilozofi i shqiptareve te mbyllur ne karantine me iradete e tij qe i leshonte cdo dite nga Sureli, dhe deshperimin e tyre e “kuroi” me kumtimin e dy lajmeve inkurajuese, legalizimin e “kanabisit mjeksor” dhe te “pareve te pista”.
“Filozofi surealiste” i befasoi edhe Institucionet e BE dhe KE, kur Diten e Europes, dha lajmin e gezuar per “kanabistet”, se drafti ligjor per legalizimin eshte pergatitur ne konsultim me ekspertet me te mire Europian dhe “miqte e Shqiperise”, prandaj intesifikoni mbjelljet se “jemi ne kohe”, ne “kohen e koleres” !
Deklarata e “zuri ne gjume” ambasadorin e BE, dhe stafi i tij pergenjeshtroi ne faqen zyrtare deklaraten e “filozofit kanabiste”, se BE dhe KE, nuk kishin asnje kontribut ne hartimin e draftit, qe pritet te kaloje me procedure te pershpejtuar ne “Kuvendin e Sajuar”, ashtu si eshte bere me ligjet antikushtetuese ne muajt e “kohes se koleres”.
A ju kujtohet si deklaroi “filozofi surealiste” ne Kuvendin e Sajuar ? Nese e keni harruar, se helbete shqiptaret kane kujtese te shkurter, po u’a kujtoj. “Ne, deklaroi “filozofi surealiste”-do i legalizojme “paret e pista”, sikur e gjithe bota te jete kunder” ?
Ne nje fare menyre “filozofi surealiste” i dha mesazhin e prere Europes, nepermjeti Ambasadorit Soreca, se ai do e beje edhe ligjin per “bimen cudiberese”, pa e pyetur BE, e cila nuk i celi negociatat me Samitin e Zagrebit, duke na vene kushte. “Filozofi surealiste” me nismat qe ndermer sakrifikon per te miren e shqiptareve fukarenje e te papuneve qe u shtuan edhe me 61 mije vete ne “kohen e koleres”, dhe per te miren e emigranteve shqiptare, qe ti sjellin ne Bankat e Shqiperise paret, qe ata, duhet t’i imagjinojne se i kane.
Keto instrumente cudiberese, sipas “filozofit surealiste”,hipotetikisht, do te sjellin “lumturine” e munguar per shqiptaret e varfer dhe per emigrantet, te cilet edhe per te perftuar pensionin e pleqerise, u duhet te paguajne kontribute vullnetare. Realisht keto nisma ligjore do te begatojne kanabistet e te inkriminuarit, qe nuk u ka hyre asnje “gjembe ne kembe”, e as ka filluar ndonje goditje nga Drejtesia e Re SPAK-iste.
Sqiptaret dhe Europa, nuk kane pare gje akoma. Durim e do e shikoni. Prandaj “filozofi surealiste” per ta bere gjithperfshirese nisjen, ka ftuar edhe drejtuesit e institucioneve, qe deri Diten e Europes” nuk i njihte, kryetarin e shtetit dhe kryetarin e Opozites se Bashkuar. Problemi i vetem eshte se cili nga ata te dy do te perfaqesoj “Opoziten Institucionale” ? Sepse “filozofi surealiste” kryetarin e shtetit e ka konsideruar perfaqesuesin e denje te opozites, por, shumica e “deputeteve listare” kane ardhur nga lista e “opizites jashte parlamentare”. Le ta bejne cift a tek, se cili do i perfaqesoj.
Opozita institucionale nuk eshte ftuar, se jemi ne kohe lufte !

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here