Ambasada nxjerr njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

0
187

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  në Tiranë vazhdon të tregohet shumë aktive në synimin e saj, për të informuar shqiptarët për proceduarat për vizë apo shërbime të tjera.

Edhe ditën e sotme selia diplomatike e SHBA në kryeqytetin shqiptarë  ka shpërndarë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë të interesuarit, të cilat duan të dinë rreth pajisjes me viza emigruese drejt vendit të tyre.

“Ju uroj një të enjte të mbarë! Keni pyetje rreth peticioneve të vizave imigruese? Është e rëndësishme të dini se Shërbimet e Nënshtetësisë dhe Imigracionit (USCIS) shqyrtojnë peticionet, ndërsa Qendra Kombëtare e Vizave (NVC) cakton takimet për intervistë, ndaj ju duhet t’u drejtoheni atyre me pyetjet tuaja rreth peticioneve në pritje për t’u bërë aktuale, apo për datë interviste. Gjithsesi, nëse thjesht dëshironi të pyesni se si funksionon procesi, unë jam këtu për t’ju ndihmuar! #PyetAnnën”, shkruhet në njoftimit e të enjtes të publikuar nga ambasada e SHBA në Tiranë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here