Alibeaj tha se gjykatësi vendosi pa pasur dosje/ Del zbuluar mashtrimi, ja dokumentat e plota në gjykatë

0
154

Sot Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë njohu ligjërisht Kuvendin e 11 dhjetorit dhe vendimet e dala nga ai Kuvend. Thënë më qartë: që nga sot, të gjitha strukturat e ngritura nga Lulzim Basha dhe vetë ai, tashmë janë shkarkuar edhe me vendim gjykate.

Partia Demokratike është në duart e Komisionit të Rithemelimit.

Pas këtij vendimi, ka pasur edhe një reagim nga Enkelejd Alibeaj. Megjithëse ishte i shkarkuar me votat e demokratëve, ai u shfaq duke u përpëlitur, me argumentin se do të ankimojë vendimin e gjykatës.

Deklaratat e tij janë pritur me reagime të ashpra nga demokratët, të cilët i rikërkojnë që të lirojnë selinë e PD-së dhe të mos e mbajnë peng.

Por Alibeaj bëri edhe një tjetër deklaratë skandaloze. Ai tha se gjyqtari i sotëm nuk ka pasur një dosje. “Gjyqtari ka marrë një vendim pa pasur prova, pa pasur dosje, pa pasur palë”, tha Alibeaj.

SYRI sjell pamjen e dosjes së detajuar që është dorëzuar sot në gjykatën e Tiranës. Bëhet fjalë për një dosje voluminoze dhe të detajuar për çdo element të Kuvendit të Rithemelimit.

Mes dokumenteve madje është edhe një material shumë i rrallë, ai për miratimin e formimit të PD-së në dhjetor të vitit 1990.

Kujtojmë se Kuvendi i Rithemelimit ka qenë një nga ngjarjet më transparente në historinë politike shqiptare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here