“Akt skandaloz i turpshëm”, Kryemadhi reagon pas vendimit për Teatrin: Rama po përdor mashën e tij për të nxjerrë nga zjarri “gështenjat” 200 mln euro!

0
78

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadh, thotë se në Ditën e Evropës, qeveria në bashkëpunim me oligarkët grabiti tokën e Teatrit Kombëtar.

Reagimi i plotë:

Ditën e Europës, ditën e vlerave, ditën e civilizimit dhe të ngadhënjimit mbi të keqen shkatërrimtare, qeveria e oligarkëve bëri aktin e radhës të grabitjes së tokës së Teatrit Kombëtar duke ia kaluar Bashkisë së Tiranës. Ky veprim i qeverisë së PPP-ve është një akt skandaloz dhe i turpshëm!

Edi Rama po përdor mashën e tij, Erion Velinë për të nxjerrë nga zjarri “gështenjat” që vlejnë 200 milion euro!

Asnjë manovër ligjore nuk mund ta zhbëjë këtë vepër kriminale, autorët e së cilës do të përballen jo vetëm me qytetarinë e Tiranës dhe Shqipërisë, por edhe do t’i çojmë përpara drejtësisë!

Vlerat historike, qytetare dhe kombëtare do të triumfojnë përballë babëzisë së Rilindjes!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here