Tirana nën masa të rrepta sigurie, Asambleja Parlamentare e NATO-s për herë të parë në Shqipëri

0
113

Asambleja Parlamentare e NATO-s do të mblidhet sot për herë të parë në Tiranë. Rreth 260 parlamentarë nga 28 vende anëtare të NATO-s, nga Amerika e Veriut dhe Evropa, si edhe delegatë nga vendet partnere dhe vëzhgues do të diskutojnë çështjet aktuale të sigurisë ndërkombëtare dhe raportet e përgatitura nga Komisioniet e Asamblesë.

Axhenda zyrtare e këtij sesioni në dy ditët e para të tij, 28 dhe 29 maj, do t’i dedikohet takimeve të pesë Komisioneve të Asamblesë: Komisionit Politik, atij te Mbrojtjes dhe Sigurisë, te Shkencës dhe Teknologjisë, te Dimensionit Civil të Sigurisë dhe Ekonomisë e Sigurisë. Secili komision do të adresohet nga drejtues të qeverisë, akademikë, OJQ dhe NATO.

Të hënën, më 30 maj, Asambleja do të mblidhet në seancë plenare, e cila do të drejtohet nga Michael Turner, President i Asamblesë Parlamentare, Ilir Meta, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë; Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, nga ambasadori Alexander Vershbow, zv/sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe të tjerë personalitete të spikatura.

Kryeqyteti do të jetë nën masa të forta sigurie. Të gjitha komisariatet e Tiranës kanë kaluar në shërbim të përforcuar, ndërsa janë kontrolluar të gjitha hotelet ku do te akomodohen 600 delegatët

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here