Zgjedhjet janë të paligjshme/ Këlliçi: Ju tregoj dy qëllimet e Ramës për të kapur universitetet

0
78

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, gjatë një lidhje për emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, në Fax News, foli mbi debatin e ditëve të fundit mes ministrisë së arsimit dhe rektorateve të universiteteve në vend. Debati ka të bëjë me mbajtjen e zgjedhjeve në institucionet e arsimit të lartë.

“Këto zgjedhje nuk mund të mbahen në një situatë të tillë që po kalon vendi dhe mazhoranca ose më saktë Edi Rama ka në plan të kapë universitetet pasi ka dy qëllime.

E para Rama kërkon që të marrë kampusin e Qytetit Studenti një plan që ka filluar që prej një viti dhe plani i dytë është marrja në kontroll e Kopështit Botanik pasi është në pronësi të universitetit dhe pa zgjedhur rektorin që do vetë nuk mund ti marrë asnjërën pasi duhet firma e rektorit. Në kohë pandemie nuk lejohen asnjë lloj procesi zgjedhjesh pasi parashikohet edhe në kushtetutë,-tha Këlliçi

Kreu i forumit demokrat tha se ka një person që luan levat e këtyre veprimeve dhe që viziton shpesh ministrinë e arsimit por nuk permendi emra.

Në lidhje me rihapjen e auditoreve ai tha se “nuk është asgjë gati ne infrastrukturë, nuk ka një plan për masat në lidhje me distancën si dhe dezinfektimin e ambjenteve por jo vetëm”.

Këlliçi u ndal edhe tek masat ekonomike që ka marrrë qeveria ku tha se “studentët nuk janë përfshirë në një plan të tillë ekonomik, pasi ata përballen me qeratë dhe shumë shpenzime të tjera..

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here