Zbardhen detaje të reja nga dosja “Gjergj Cukali”, ja si zbuloi policia planet e kushërinjëve…

0
78

Detaje të reja janë zbardhur nga seanca e mbajtur dje në Gjykatën e Posaçme e Shkallës së Parë, e cila kaloi dosjen e Gjergj Cukalit dhe dy kushërinjve të tij në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion.

Përpara se dy kushërinjtë Enver dhe Ermond Jamaku të dyshuar për atentatin ndaj Gjon Menës, të paraqiteshin në seancë, në përgjimet ambientale të bëra nga Policia e Tiranës, kanë dalë në pah të dhëna të reja dhe një marrëveshje mes dy kushërnjve.

Burime bëjnë me dije se mes dy kusherinjeve eshte rene dakord se nuk duhet të ndryshojnë deklarimet e tyre pavarësisht se e vërteta qëndron ndryshe, pasi ne te kundert nuk mund te perfitojne azil per te siguruar familjet jashte vendit.

Në këtë mynyrë lihet të kuptohet se vëllezërit kanë arritur një marrëveshje për të pranuar bashkëpunimin me drejtësinë në mënyrë që të përfitojnë azil.

Përgjimi ambiental eshte degjuar gjate séances per vleresimin e fakteve dhe provave dhe kalimin e dosjes nga prokuroria e tiranes ne SPAK.

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Gjergj Cukalin të njohur si i “Forti i Myslym Shyrit”, Enver dhe Ermond Jamakun të dyshuar për atentatin ndaj Gjon Menës, ngjarja e ndodhur në 9 shkurt në Kamëz. Prokuroria e kryeqytetit ka shpallur moskopetencën dhe dosja do të hetohet nga SPAK, pasi organi i akuzës në kryeqytet thotë se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal.

Enver Jamaku që ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë ka treguar se njihej prej vitesh me Gjergj Cukalin dhe se i kishte premtuar 30 mijë euro për te vrarë Gjon Menën pavarësisht se nuk kishte dijeni për arsyen se përse kërkonte të eleminonte. /Faxnews/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here