Punë online nga shtëpia, Facebook & Google fleksibilitet për punonjësit deri në fundvit

0
127

Facebook dhe Google pritet të rihapin zyrat e tyre së shpejti pas pandemise se koronavirusit, por po lejojnë më shumë fleksibilitet edhe me punën nga shtëpia. Deri në fundit, një pjesë e punonjësve të këtyre kompanive mund të punojnë në distancë.

Gjigandët e teknologjisë, Facebook dhe Google pritet të rihapin zyrat e tyre së shpejti, por po lejojnë më shumë fleksibilitet edhe me punën nga shtëpia.

Google fillimisht tha se kjo lloj politike do të vijont deri në 1 qershor, por po e zgjat atë për shtatë muaj të tjerë.

Ndërsa, Facebook tha se do të rihapte zyrat më 6 korrik pas lehtësimit masave të izolimit nga pandemia.

Shefi ekzekutiv i Google, Sundar Pichai thekson se punonjësit që duhet të kthehen në zyrë nga korriku, do të punojnë me masa të shtuara të sigurisë.

Por shumica e punonjësve që mund të kryejnë punët e tyre nga shtëpia do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë deri në fund të vitit, shtoi z. Pichai.

Platforma e mediave sociale ishte ndër kompanitë e para të teknologjisë që u kërkoi punonjësve të saj të fillojnë të punën  në distancë. Facebook u dha punonjësve 1 000 dollarë bonus si kosto për punën nga shtëpia dhe kujdesin për fëmijët.

Prirja për të punuar nga shtëpia mund t’i përshtatet disa ndërmarrjeve ndërsa ato ri-përcaktojnë hapësirat e tyre të zyrave për të zbatuar udhëzimet e reja të distancimit social.

Një pjesë e punonjëve  kanë shprehur shqetësim për t’u rikthyer në punë në mes të një pandemie globale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here