PD plas denoncimin ‘bombë’: Rilindasi në krye të Bashkisë Tropojë nuk njeh limite, përdor të vdekurit për propagandë

0
108

Partia Demokratike ka bere nje denoncim te forte per kryetarin e Bashkisë së Bajram Currit, Rexh Byberi.

Sipas selisë blu, “Rilindasi i emëruar, që nuk njeh asnjë normë morale njerëzore, ka arritur deri në pikën e reklamimit si investim të Bashkisë Tropojë për varrezat e qytetit Bajram Curri, rrethimin me mur guri të një parcele private afër varrezave, ndërkohë që as prona dhe as investimi nuk janë të bashkisë, por punë private e një qytetari të nderuar për rrethimin e pronës së tij”.

Në denoncimin e saj, dega e PD Tropojë shton se, i vetmi rrezik i qytetarit ishte se prona e tij private ishte pranë varrezave të qytetit.

Denoncimi i plotë i PD, Dega Tropojë:

Rilindasi i emëruar në krye të Bashkisë Tropojë nuk njeh limite, përdor të vdekurit për propagandë.

Një rast i paprecedentë dhe i padëgjuar më parë as tek rilindasit e emëruar në bashkitë e tjera, të shquar për propagandë të shfrenuar, ka ndodhur në Bashkinë Tropojë. Kur u mendua se socialisti i emëruar në krye të Bashkisë Tropojë do ulte vrullin e propagandës boshe dhe do ndalte vjedhjen e mundit dhe punës së tjetrit, ka ndodhur më e paimagjinueshmja.

Rilindasi i emëruar, që nuk njeh asnjë normë morale njerëzore, ka arritur deri në pikën e reklamimit si investim të Bashkisë Tropojë për varrezat e qytetit Bajram Curri, rrethimin me mur guri të një parcele private afër varrezave, ndërkohë që as prona dhe as investimi nuk janë të bashkisë, por punë private e një qytetari të nderuar për rrethimin e pronës së tij.

I vetmi rrezik i qytetarit ishte se prona e tij private ishte pranë varrezave të qytetit dhe për këtë arsye rilindasi i propagandës i mbërriti në derë me fotografët e tij për të inspektuar gjoja punimet që po bëheshin për rrethimin e varrezave të qytetit.

Nëse çdo kush i hedh një sy fotove të postuara nga rilindasi komik e shikon që aty nuk ka asnjë puntor të shërbimit komunal siç ai shprehet, por janë të gjithë puntorë të punësuar nga pronari i tokës për rrethimin e pronës së tij private dhe e gjithë puna po bëhet jashtë territorit të varrezave.

Prandaj, të dashur qytetarë të Tropojës, kini kujdes nëse po bëni ndonjë punë tuajën private, sepse në çdo çast mund të mësyjnë monstrat e rilindjes me kameramanë, fotografë, shirita dhe valle e këngë, për të inaguruar punën private tuajën e për ta shitur si të tyren nëpër rrjete sociale dhe portale të paguara nga ata me taksat tuaja.

Socialisti i emëruar të paktën të kishte prerë therrat meqë për këtë punë shquhet, por jo, thjesht nuk i intereson puna, por propaganda, dhe është më thjeshtë të shesësh punën e tjetrit si punën tënde se sa të bësh diçka vet.

Gjithsesi dhe tani nuk është vonë për t’u përpjekur për të shpëtuar të paktën cipën e fytyrës dhe nga çasti në çast priten foto të punëtorëve të Bashkisë Tropojë, që presin therrat tek varrezat, sigurisht me kameramanët nga mbrapa. Besojmë se tani do detyrohet të dërgojë punonjësit real të shërbimit komunal.

Duket sikur gara e propagandës midis rilindasve të emëruar po i çon ata drejt çmendurive të paimagjinueshme.

Me këtë stil pune që po ndjekin, nuk do na vinte çudi kur ndonjë ditë të inagurojnë edhe bustin e Bajram Currit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here