Lidhi për qafe “Enver Hoxhën”, Hatellari rrëfen emocionet e asaj dite: Më ra mua fati për t’u ngjitur…

0
109

Astrit Hatellari njihet si njeriu që në fillim të viteve ’90-të rrëzoi nnë qendër të Tiranës bustin e diktatorit Enver Hoxha dhe pikërisht në 29-të vjetorin që prej se ka ndodhur ngjarja, ai rrëfen për Fax Neës emocionet e asaj dite por edhe çfarë kanë rrezikuar qytetarët demostrues në shesh.

Ai e tregon ngjerjen me detaje që prej nisjes së rrevoltës, prapaskenat, vendimin se kur është marrë për të shembur bustin, rrëmuja dhe mosmarrëveshjen se ku do të protestohej.

Rrëfimi i Hatellarit:

Edhe në ’89-tën edhe me studentët pati ngjarje dhe rrevolta. Në Janar u bë një miting i heshtur. Më 14 Shkurt u bë një miting ku morën pjesë rreth 5000 vetë, morën pjesë intelektualë e njerëz të civilizuar, pastaj erdhi rrevoltimi i madh i qytetarisë që i quajtën kriminelë, por sistemi i detyroi të silleshin ashtu. Ambasadat hapën dritën e jeshile për një botë shumë të madhe, ndërsa në Shqipëri botën e shikonin të madhe. Nuk doli në atë kohë asnjë intelektual i vërtetë të thotë se bota është e madhe.

Ne ishim pjesë e një lëvizje e një dëshirë, s’ka lidhje fare Partia Demokratike. Njerëzit po liroheshin akoma dhe më tepër. Studentët ishin pjesa e civilizuar, të rinj dhe kishin energji, dhe ne prisnim që këta ta merrnin në dorë sepse ishin të lirë në mendim. Tre ditë para protestës shkova tek “Qyteti Studenti”, mora bukë me vete dhe 3 ditë deri më 20 Shkurt kam qëndruar aty pavarësisht se kisha 2 fëmijë në shtëpi.

Nuk ishte planifikuar rrëzimi i bustit, asnjë të mos e marrë përsipër këtë. Më 20 Shkurt erdhën qytetarë nga e gjithë Shqipëria, njerëzit mendonin se nuk do binte, për disa ishte të qëndronin pa bukë vetëm të mos binte. Në fund fare u dha ajo çfarë njerëzit kërkonin. U hoq në Shkodër, në Korçë, duhej të binte edhe në Tiranë. Ata që ishin guximtarë, që mund të hanin edhe plumbin, që mund të internoheshin sepse s’dihej se çfarë do të ndodhte, isha në rreshtin e parë. Ishin dy mendime, një të shkonin në “Bllok” dhe ta shkatërronin dhe një tek busti. Busti ishte bërthama e gjithçkaje, ata që janë njerëz kanë frikë nga vetja, ata që janë me hëngër një copë bukë kanë frikë. Në këtë rast edhe të kesh frikë duhet ta flakësh sepse aty kishte një shpresë për të ardhmen.

Ecëm drejt kryeministrisë, qëndrimet ishin të paqëndrushme në një pikë se ku do të shkonim. Këtu do të dilnin përfituesit si gjithmonë. Unë isha 30-vjeç, kisha familje, kisha studiuar. Mes njerëzve erdhi Neritan Ceka, ishte improvizuar një podium. Nuk dinim asgjë çfarë do të ndodhte, foli Neritani me njëfarë civilizimi që nuk ishte kjo për atë çast, dha një farë impakti por nuk ishte ajo që duhej në këtë rast. Snajper, mitralozë gjithandej.

Rreth 40 veta u drejtuam tek busti, këtu ndodhin edhe disa incidente. Aty ishim burra të gjithë, vajtëm tek busti, nuk dinim çfare të bënim, nisëm të shkundim trup më trup të gjithë, filloj të lëkundej. Në Shqipëri gjërat nuk bëheshin me bazament, edhe në këtë rast vumë re që as ky bust nuk kishte bazament. Menduam se do binte dhe do na zërë poshtë. Ndaluam një makinë para Bankës, morëm një kavo, policia na kishte rrethuar, ne zienim se duhej të mbaronte ky muhabet, se si asnjëri nuk e dinte. Ne e bëmë se na interesonte kush ishte nga para, ishte një popull dhe ndryshimi ynë, nuk mendonim do vriteshim apo jo që s’ka lidhje me frikën se kush e bëri apo pse e bëri.

Nuk kishte kohë të mendohej si do bëhej, u ngjita trup më trup, më ra mua fati për t’u ngjitur, e kishim kërkuar gjithmonë shumë njerëz, por më takoi mua të ngjitesha mbi bust. Më japin litarin që ta lidhja në kokë, por nuk kishte bazament, ndalojnë një makinë tjetër, më sjellin një kavo, gjithë policia po zihej me popullin, një i forcave special erdhi me pistoletë për të më vrarë. Kanë filmuar nga Pallati i Kulturës kamerat tona, trimat e mëdhenj, ndërsa nga pjesa tjetër kanë regjistruar vetëm kamerat e huaja, andej ku edhe ndodhte ngjarja.

Motra më thotë do të vrasin, e kisha aty. Në një çast pata diçka e cila nuk mund ta quaj frikë. Më godasin me diçka në këmbë, ndjeva dhimbje të tmerrshme, e lidha bustin, erdhi një ifë. Do të thotë dikush e lanë, askush nuk e la të ndodhte, por kishte ndodhur edhe në shtete të tjera. Kam qëndruar për 15 minuta sipër, Tirana tregoi civilizim. Ishte një rrevoltim që kërkonte popull dhe qytetari, kush e tërhoqi nuk ka asnjë vlerë. Ra hija, po të mos binte ajo, njerëzit nuk do e besonin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here