I moshuari me koronavirus mbërrin tek Infektivi, reagon gazetari: E ka gjithë familjen të infektuar…

0
73

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi nga Spitali Infektiv për të rejat më të fundit, lidhur me të infektuarit me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar rastet e të infektuarve, ku janë konfirmuar 17 raste pozitive, duke e çuar në 820 numrin total të të infektuarve.

Nëntë prej rasteve të reja janë nga Tirana, ndërsa sipas gazetarit Skëndaj mes tyre është edhe një i moshuar nga Zall-Bastari, i cili ka mbërritur sot tek Infektivi.

Siç raportoi gazetari në një lidhje live për News24, i moshuari e ka të gjithë familjen të infektuar me virusin e rëndë.

Ndërkohë, më tej Skëndaj theksoi se perej 48 orësh ka nisur analiza serologjike te të gjithë mjekët e spitalit COVID-2 “Shefqet Ndroqi”./ BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here