Janë demokratë/ Hidhen në rrugë nga kryebashkiaku i Kavajës, roja i shkollës dhe 14 punëtorë…

0
93

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar dhe dënuar rëndë, shkarkimet me motive politike që po bëhen nga kryebashkiaku i Kavajës Redjan Krali ndaj punëtorëve në varësi të bashkisë. Një rast flagrant është ai i shkarkimit të rojes së shkollës 9-vjeçare të qytetit, Shefqet  Hoxhës, me rrogën e vetme të të cilit ushqehen gjashtë anëtarët e familjes së tij.

“Akt prej banditi i narkokryetarit monist të Kavajës, – e ka konsideruar Berisha ndërsa publikon dhe dokumentat dhe mesazhin e mëposhtëm si dëshmi. – Pushon për demokrat, rojen e shkollës që ushqente 6 frymë. Hedh në rrugë, 14 punonjës së UK të Kavajës!”

Doktor mirëmbrëma!

Ky është Shefqet Hoxha nga Kavaja, vet i 6 në shtëpi. I vetmi që merrte një rrogë si roje shkolle për të ushqyer fëmijët dhe nënën e tij të sëmurë. Janë në pikë të hallit për bukën e gojës.

Me një vendim arbitrar dhe me pashpirtësinë që karakterizon rilindasit, kryetari monist Redjan Krali e shkarkoi nga puna pa asnjë motiv, por vetëm se ishte demokrat.

Paralelisht me Shefqetin, javën e kaluar janë shkarkuar edhe 14 qytetarë të tjerë kavajas nga Bashkia dhe Ujësjellësi duke i hedhur në mes të katër rrugëve. Por a shkarkohen njerëzit dhe a i hiqet buka e gojës një fakiri sidomos në këtë situatë kaq të trishtë dhe të tmerrshme që po kalon mbarë bota?!

Këta nuk kanë as din e iman, as Ramazan, as Pashkë e as Bajram!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here