Basha mesazh në Ditën e Dëshmorëve: Të reflektojmë mbi vlerat e vërteta që e bëjnë një shoqëri…

0
99

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dhënë një mesazh në Ditën e Dëshmorëve.

‘Kjo ditë më shumë se kurrë na fton të reflektojmë mbi vlerat e vërteta që e bëjnë një shoqëri të lirë e të begatë’, shkruan Basha në mesazhin e tij.

Mesazhi i Lulzim Bashës për Ditën e Dëshmorëve:

Sot nderojmë me mirënjohje të thellë kombëtare dëshmorët tanë që dhanë jetën duke luftuar për liri kombëtare dhe dinjitet njerëzor, për çlirim nga zgjedha e pushtuesve, dhe për demokraci e drejtësi.

Kjo ditë më shumë se kurrë na fton të reflektojmë mbi vlerat e vërteta që e bëjnë një shoqëri të lirë e të begatë, se sa të shenjta e të kushtueshme janë ato, se pa liri dhe dinjitet asgjë tjetër nuk ka kuptim dhe gjithçka është e rrezikuar.

Lavdi përjetë Dëshmorëve të Kombit!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here