Vjen lajm i mirë nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit: Vaksina e koronavirusit gati në shtator…

0
108

Vaksina e koronavirusit do të jetë gati në shtator. Studiuesit e Universitetit të Oksfordit në Britaninë e Madhe janë një hap larg nga ajo çfarë bota po pret me padurim.

Një ekip shkëncëtarësh ndërkombëtar që po punojnë për vaksinën kundër COVID-19 në universitetin e Mbretërisë së Bashkuar kanë raportuar se miliona doza të vaksinës do të jenë gati në fillim të vjeshtës nëse efektiviteti dhe siguria e gjetur gjatë testeve të kryera tek majmunët të llojit makaki konfirmohet brenda një muaji shkruan La Stampa.

Një nga ekspertët e grupit të shkencëtarëve tha për ‘Neë York Times’ që “nëse imuniteti i konfirmuar te provat mbi majmunët konfirmohet edhe te njerëzit që tashmë po i nënshtrohen vaksinimit nga ana e Oksfordit, atëherë mund të themi se kjo është pika e kthesës për njerëzimin.

“Makakit janë aq shumë të ngjashëm me njerëzit sa nuk mund ta imagjinoni “- shpjegon studiuesi Vincent Munster për ‘New York Times’

Nëse imuniteti i konfirmuar te provat mbi majmunët konfirmohet edhe tek njerëzit që tashmë po i nënshtrohen vaksinimit nga ana e Oksfordit, atëherë mund të themi se kjo është pika e kthesës për njerëzimin”-vijoi ai më tej.

Për vaksinën, ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti i Oksfordit kanë përdorur teknologji tashmë të testuar edhe më parë me sukses në koronaviruse të tjerë, duke synuar prodhimin e antitrupave dhe rritjen e imunitetit në të gjithë botën duke filluar nga muaji shtator.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here