Suedia mori masa të rrepta kundër COVID-19, por i këshilloi qytetarët t’i ndiqnin…

0
135

Stockholm – Duke kundërshtuar kritikat për masat paraprake të buta të Suedisë kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në krahasim me vendet e tjera evropiane, kryediplomatja suedeze tha se vendi i saj ndërmori masa të rrepta për të luftuar këtë virus, por pa imponuar ndalime.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), ministrja suedeze e Punëve të Jashtme, Ann Linde, tha se perceptimi se jeta vazhdon në rutinën e përditshme në Suedi është thjesht e gabuar.

“Qeveria suedeze ndërmori masa shumë të rrepta kundër COVID-19. Qeveria ndërmori këto masa duke i kërkuar publikut të ndiqte ato, jo duke vendosur ndalime. Përshembull, ne këshilluam që të gjithë të qëndrojnë në shtëpi gjatë Pashkëve. 96 për qind e njerëzve e ndoqën atë. Prandaj, qeveria po vepron me sugjerime, jo me ndalime”, tha Linde për AA. Linde po ashtu uroi muajin e shenjtë të Ramazanit për muslimanët.

Numri i vdekjeve të koronavirusit në Suedi është 2.270, ndërsa deri më tani mbi 18.700 kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve nga koronavirusi ka arritur pothuajse në 3 milionë, me rreth 207 mijë të vrarë dhe 875 mijë të shëruar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here