Zëri Amerikës: Integrimi në BE, Pompeo telefonon Stevo Pendarovskin! Ja çfarë diskutua

0
122

Shtetet e Bashkuara uruan të hënën Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin në NATO dhe për vendimin e Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësim.

Sekretari amerikan i Shtetit, Michael R. Pompeo pati një bisedë telefonike me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski gjatë së cilës i quajti këto dy ngjarje “historike” dhe tha se “u bënë të mundura nga Marrëveshja e Prespës e vitit 2018”.

Sekretari Pompeo e vlerësoi Presidentin Pendarovski dhe qeverinë e Maqedonisë së Veriut për udhëheqjen e tyre në realizimin këtyre arritjeve.

“Shtetet e Bashkuara besojnë se ato do të sjellin më shumë qëndrueshmëri dhe mirëqenie në Ballkanin Perëndimor”, tha Sekretari Pompeo, sipas një njoftimi për shtyp të Departamentit të Shtetit.

Zoti Pompeo dhe Presidenti Pendarovski diskutuan gjithashtu mbi përpjekjet globale për të luftuar COVID-19.

Sipas njoftimit, Sekretari i Shtetit shprehu vazhdimësinë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për Maqedoninë e Veriut, gjatë krizës.

Në mars Maqedonia e Veriut u bë zyrtarisht anëtare e NATO-s, ndërsa Bashkimi Evropian mori vendimin për hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën./voa

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here