Libanezët ‘injorojnë’ koronavirusin, dalin në protesta për përkeqësimin e situatës ekonomike. Djegin gomat e makinave…

0
106

Marrja e masave kufizuese me qëllim mospërhapjen e COVID ndihmuan në zhvillimin e protestës, megjithëse forcat e sigurisë ndërhynë menjëherë për të mos lejuar qytetarët të protestojnë. Pas këtij veprimi ata filluan dhe u vunë zjarr gomave të makinave.

Në zonën Zalka, në veri-lindje të Bejrutit, gjashtë persona u plagosën dhe morën ndihmën e parë, sipas Rodney Eid, një zyrtar me Kryqin e Kuq të Libanit.

Protestuesit i vunë zjarrin gomave të makinave në Dubai, një periferi veriore të Bejrutit, duke pasuar ndërhyrjen e ushtrisë dhe policisë.

Demonstrata u zhvilluan gjithashtu edhe në Tripoli, ndërsa në autostradën Damur, në jug të Bejrutit, të rinjtë dogjën goma “për të denoncuar situatën ekonomike”.

Në ditët e fundit ka pasur disa demonstrata gjatë ditës. Protestuesit kryesisht kanë qëndruar në makinat e tyre, pavarësisht kufizimeve të vendosura nga qeveria për të frenuar përhapjen e Covid-19, shkruan “Zougla”.

Libani përjetoi një polemikë të madhe në 17 tetor 2019, gjatë së cilës qindra mijëra njerëz dolën në rrugë nëpër të gjithë vendin për të denoncuar situatën ekonomike dhe për të kërkuar ndryshimin e politikës, të cilën ata e akuzojnë për korrupsion dhe paaftësi.

Mbi të gjitha, vendi ka muaj që është futur në një krizë të thellë ekonomike, përkeqësuar nga epidemia e koronavirusit. Rreth 45% e popullsisë së Libanit tani jeton nën kufirin e varfërisë, sipas vlerësimeve zyrtare.

Në vitin 2020, ekonomia e vendit pritet të tkurret me 12%, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here