Ish-kryetar i KQZ flet hapur: Të punohet online për reformën zgjedhore, listat të hapen ndryshon apo jo sistemi

0
85

Ish-kryetar i KQZ, Kristaq Kume, thotë se nuk ka kohë për të humbur ndaj dhe duhet që një orë e më parë palët të nisin punën aty ku e kanë lënë qoftë edhe online.

Kume: Mbledhja e fundit e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore ka qenë me 9 mars dhe prej asaj kohe nuk është zhvilluar më asnjë lloj konsulte as në distancë. Ajo çfarë u realizua ishte premtuese për ta përfunduar në kohë reformën të paktën në atë problematikë e cila u konsiderua si prioritare dhe që ishte zbatimi në legjislacionin zgjedhor të Republikës së Shqipërisë i rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Puna e bërë ka prodhuar jo vetëm informacion por edhe kundërshti midis palëve.

Opozita jashtë parlamentare ka sjellë në tavolinën e diskutimit opsionet e saj për mënyrën sesi duhet të mirërregullohet legjislacioni zgjedhor për të pamundësuar ose për të zvogëluar në maksimumet e mundshme rishfaqjen e fenomeneve negative që kanë shoqëruar në vazhdimësi dhe sidomos në zgjedhjet e fundit proceset zgjedhore.

Objektivi që ka opozita jashtë parlamentare është që të realizohet ajo çfarë është deklaruar prej tyre që në tetor rtë 2018, të mos bëhet vetëm një kozmetikë, një ndryshim i legjislacionit zgjedhor në kodin zgjedhor por të ndërtohet e gjithë ngrehina ligjore e cila të bëjë të mundur dekriminalizimin e zgjedhjeve. Në parim kjo është pranuar nga të gjitha palët por deri tani nuk është marrë asnjë vendim, nuk ka asnjë rezultat përfundimtar.

Duhet të realizojmë mundësinë e përfundimit të kësaj pune. Nuk është pamundësia e pranisë fizike në një tavolinë e të gjithë palëve ajo që e bën të mundshme realizimin e objektivit. Duhet të punojnë në distancë, nuk kanë se çfarë të presin më. Ashtu si shumë punë të tjera po realizohen online, mësimi në shkolla psh, e njëjta gjë mund të bëhet edhe për reformën. 

Një punë e tillë është e domosdoshme pasi nuk do të jetë e lehtë të arrihet në dakortësinë në radhë të parë politike dhe pastaj dakortësinë e shprehur në termat e legjislacionit për të bërë të gjitha ato që janë kërkuar dhe janë deklaruar nga palët. Jemi në kushtet kur do të na duhet vullnet këmbëngulës pozitiv për të arritur në zgjidhje për të përgatitur zgjedhjet e ardhshme që do të bëhen për Kuvendin  e Shqipërisë.

Distancimin e politikës nga bota e krimit ai e sheh në dy plane.

Kume: Problemi duhet parë në dy plane. Plani i parë i dakortësisë politike për të ndërmarrë masa që do të realizojnë këtë objektiv. Këtu kam parasysh jo dakortësinë e shprehur por të realizuar. Ana tjetër është të punohet për të gjetur zgjidhje konkrete. Nuk është e lehtë, kërkohet punë. Në të kundërtën do të jemi peng i deklaratave politike që opinioni publik është mësuar dhe e ka pësuar prej tyre. Nuk ka pse të presim që të qetësohet kjo situatë e shkaktuar nga Covid, por të vazhdohet puna atje ku është lënë në 9 mars.

Si zgjidhje për dekriminalizimin e zgjedhjeve është parë dhe mundësia e listave të hapura. Kume thotë se hapja e listave është e domosdoshme, pavarësisht nëse policia vendos apo jo për të ndryshuar sistemin zgjedhor.

Kume: Është trajtuar si pjesë e punëve që duhen bërë. Nëse kjo lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me sistemin zgjedhor zor se mund të realizohet diçka për zgjedhjet që vinë. Në vlerësimin tim përdorimi i lsitave të hapura në proceset zgjedhore është i domosdoshëm të bëhet pavarësisht se çfarë mund të realizojnë forcat politike në kuadër të ndryshimit të sistemit zgjedhor. 

Me këtë sistem zgjedhor që ne kemi, proporcional rajonalin ku garohet me lista kandidatësh për të pamundësuar shfaqjen e po të njëjtave fenomene në tre palë zgjedhjet e fundit mund të realizohet duke hapur listat. Hapja e listave është një ndër rrugët që mund ta mundësojë këtë gjë nëse nuk duam të trajtojmë rrugë të tjera që kanë të bëjnë me sistemin. Është e vetmja mundësi që do të bëjë zgjedhjen e personave me performancë shumë më të mirë nga ajo që zgjedh kryetari i partisë.

Por sa i mundur është ndëshkimi i krimit zgjedhor?

Kume: Ti mund të shkruash çfarë të duash në kodin zgjedhor dhe atë penal por në qoftë se institucionet që i kanë për detyrë ti zbatojnë ato çka shkruhen në ligj të gjitha mbeten në letër dhe nuk kanë asnjë vlerë. Për të mos thënë që prodhojnë efekte negative.Njeriu trembet para ligjit por bëhet jashtëzakonisht kurajoz, i guxishëm deri në aventura kur sheh se ligji nuk vepron./ Rtv Ora

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here