Antikushtetuese!! Muka nxjerr në shesh të vërtetën: Mos lejoni paditurine t’ju tremb, dhe politiken të hapë panik…

0
127

 Mjeku epidemiolog, Taulant Muka, ne nje status ne Facebook ka publikuar nje foto shoqeruar me nje shkrim me argumenta. Muka thote se: Mos lejoni paditurine t’ju tremb! Dilni pa frike per ecje te lire, vrap dhe aktivitete te tjera fizike duke respektuar masat e distancimit fizik dhe ruajtur higjenen!

Postimi i plotë:

Berna/Zvicra, aty ku drejton arsyeja dhe jo padituria ka normalitet!
-Baballaret mund te dalin me femijet e tyre (te çdo moshe) sikurse dhe nenat, ne çdo ore te dites!
-Mosha e trete mund te dale ne çdo ore te dites, edhe per plazh!

Mos lejoni paditurine t’ju tremb, dhe politiken qe jeton ne nje realitet paralel te hape panik per shkak te paditurise. Ata induktojne tek ju edhe ndjesine e inferioritetit per te justifikuar masat ekstreme dhe forcen duke thene populli yne eshte i pagdhendur. Me thoni nje komb ne Europe me te disiplinuar se kombi shqiptar qe per 6 jave po respekton masat e nje izolimi ekstrem?!

Kufizimi levizjes se individit siç po ndodh ne vendin tone eshte antikushtetuese, dhe jo vetem qe nuk ka efekt ne kontrollin e epidemise, perkundrazi mund te vije me pasoja te medha shendetesore, sociale dhe ekonomike!

Dilni pa frike per ecje te lire, vrap dhe aktivitete te tjera fizike duke respektuar masat e distancimit fizik dhe ruajtur higjenen!

Kujdes Po, Burg Jo!

Image may contain: one or more people, outdoor, water and nature
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here