I kujtojmë Regjimit të Fb-së: Duhet të lajë duart! Thirrja e PDIU për qeverinë: Lejo testimet për COVID në spitale….

0
99

PDIU kërkon nga qeveria që të lejojë testimet masive të qytetarëve për koronavirus në laboratore shtetërore dhe private.

Vetëm në këtë mënyrë thekson kjo parti, ruhet shëndeti i njerëzve dhe hapet ekonomia.

PDIU thekson se është me pasoja të rënda mbajtja mbyllur e ekonomisë dhe njerzve ndërkohë që nuk kemi asnjë ide të situatës reale

Reagimi i plotë:

Denoncimi i gazetarit Erjon Skëndaj, i cili tregon qartë se si po mashtron dhe manipulon qeveria me shifrat, nxjerr në pah gjithë eksperimentin social që po bëhet me shqiptarët.

Burra e gra, pleq e fëmijë të mbyllur Brenda, ndërsa ndërmarrjet me qindra punonjës në punë pa asnjë masë mbrojtëse.

Numra që kundërshtojnë veten e që mbahen me çdo mënyrë të kontrolluara, strategji pa asnjë qëllim tjetër përveçse të mbajnë të mbyllura për opinionin, shifrat reale të të prekurve dhe viktimave.

Strategji që tentojnë vetëm ti marrin dinjitetin qytetarëve të vendit kur i nxjerr me fasha orare, gratë me fëmijë, të moshuarit, burrat më vete me dhe pa maska, të cilëve ka harruar dhe ti bërtasë si para disa javësh kur i tregonte si laheshin duart e si bëheshin male me të vdekur.

Kemi kërkuar qysh ditën e dytë të shpalljes së vetizolimit që të fillonin testet massive e të mos mbeteshin vetëm për ato që vendoste udhëheqsi.

PDIU i bën thirrje Regjimit të FB:

LEJIMIN e laboratorëve publikë dhe privatë të kryejnë testime masive të  të gjithë personave që kanë dyshime për infektimin e tyre, të personelit shëndetsor, të të gjithë rrjetit ushqimor dhe të rendit publik.

Kjo do të ndihmonte në hapjen urgjente të bizneseve dhe ruajtjen e zinxhirit të Ekonomisë.

Cinizmi me shqiptarët ku udhëheqësit dhe familjet e tyre testohen në spitalet private duhet të marë fund. Sot duhet të lejohen të gjithë shqiptarët të bëjnë analizat aty ku ata dëshirojnë e të mos mbeten në humorin e rregjimit të facebook-ut.

Është me pasoja të rënda mbajtja mbyllur e ekonomisë dhe njerzve ndërkohë që nuk kemi asnjë ide të situatës reale dhe të atyre që realisht janë të prekur apo e kanë kaluar virozën.

I kujtojmë Regjimit të Fb-së:

Duhet të lajë duart!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here