Belgjika do të nisë lehtësimin gradual të masave kufizuara në gjysmën e parë të muajit maj…

0
107

Belgjika do të fillojë të lehtësojë masat e bllokimit për qytetarët e saj dhe kompanitë, pas gjashtë javësh mbyllje, me një plan për të rihapur në mënyrë progresive bizneset në gjysmën e parë të majit.

Kryeministrja e Belgjikës, Sophie Wilmes teksa ka prezantuar planin për heqjen graduale të masave kufizuese kundër koronavirusit të ri, paralajmëroi se ecuria e pandemise do te luaje nje rol kryesor.

“Asnjëherë nuk kemi provuar një strategji daljeje si kjo”, tha Wilmes në një konferencë në Bruksel vonë të Premten në mbrëmje. “Asgjë nuk do të gdhendet në mermer, veçanërisht jo datat e synuara.”

 

Sipas rregullave të reja, të gjitha dyqanet do të lejohen të rihapen nga 11 maji, ndërkaq një javë më pas do të rihapen edhe shkollat – megjithëse numri i nxënësve nëpër klasa do të kufizohet.

Sipas planit të prezantuar nga Qeveria belge, më 4 maj do të rihapet dyqanet e rrobave, me qëllim që njerëzit të mund të respektojnë rregullat e reja, që kërkojnë që të gjithë belgët nga mosha 12-vjeçare, duhet të vendosin maska. Dyqanet tjera do të rihapen një javë më vonë.

Shkollat do të rihapen më 18 maj dhe në një klasë nuk do të lejohen më shumë se dhjetë nxënës. Kafet dhe restorantet pritet që të rihapen më 8 qershor.

Në Belgjikë, mbi 44 mijë persona janë të infektuar me koronavirus. Deri më tani, në këtë shtet janë regjistruar pothuajse 6,700 viktima.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here