Video/ Çfarë ndodh brenda një fasonerie? Matje e temperaturës dhe pyetësor për siptomat…

0
136

Pas shfaqjes së rasteve të para brenda fasonerive në Krujë e gjithë vëmendja e publikut u kthye në atë që ndodh brenda një fasonerie.

Në hyrje çdo ditë, punonjësit e fasonerisë përballen me një protokoll zyrtar që lidhet me siptoma të ngjashme me ato të Covid-19, masin temperaturën dhe dezinfektohen për tu pozicionuar më pas në vendet e tyre të punës.

Plarent Jakupi është administrator i një fasonerie këpucësh në periferi të Tiranës. Duke qenë koshient për rrezikun evident që ka përhapja e virusit, administratori flet për mënyrën se si po menaxhon situatën.

“Mundësia e infektimit ekziston, por ne jemi mundura q ëtë respektojmë të gjitha rregullat e mundshme. U masim temperaturën cdo ditë, dhe i këshillojmë nëse kanë probleme mos të vinë në punë. Mundohemi të ruajmë distancën, janë të gjithë me maska dhe doreza. Bëjmë vazhdimisht dezinfektimin”, shprehet ai.

Stafet në fasoneri janë reduktuar, ndërkohë që edhe në vendet e tyre të punës punonjësiot po qëndrojnë në distancë.

“Kemi reduktim të stafit sepse edhe puna nuk është ajo që kemi në një kohë normale. Zakonisht në këtë fabrikë punojnë 300 punëtorë, për momentin janë 180. Kemi larguar edhe linjat nga njëra-tjetra”, thotë administratori.

Ajo që ndodhi në Krujë, sipas drejtuesve të fasonerive nuk duhet përgjithësuar ndërkohë që kujton se mbyllja e një aktiviteti të tillë dot ë kishte kosto të lartë fianciare dhe sociale.

Në Shqipëri ushtrojnë aktivitetin e tyre mbi 700 fasoneri në të gjithë vendin, të cilat kanë kontrata me firma dhe brende të njohura ndërkombëtare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here