“CoRamavirus po shkatërron ekonominë e vendit”, Balliu: Të luftojmë koalicionin dhe këtë të keqe që na ka zënë

0
86

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu  ne nje postim ne Facebook shprehet se shqiptarët sot po përballen me virusin e rrezikshëm dhe me keqqeverisjen e Edi Ramës, ‘CoRamavirus’.

Balliu deklaron se qytetarët sot janë në kushtet e mbijetesës, ndërsa qeveria vijon tenderat dhe vjedhjet njëlloj si më parë.

Postimi i plote:

“Koalicioni CoRamavirus dhe coronavirus po shkatërrojnë ekonominë e vendit. Shqiptarët sot i kanë tavolinat e tyre bosh, ndërsa tavolinat e pushtetarëve po mbushen çdo ditë e më shumë.

Babëzia qeveritare po fryn oreksin e pushtetit të korruptuar duke ngrënë çdo ditë të drejtat e qytetarëve”,- deklaron Balliu.

Ai u bën thirrje qytetarëve që të reagojnë ndaj qeverisë “Rama”, njëlloj si ndaj koronavirusit që po i kërcënon.
“Ekonomia po shkatërrohet, demokracia po shkatërrohet, varfëria po shtohet në çdo cep të vendit. Shqiptarët të varfëruar dhe në skamje ekonomike janë sot në luftë me këtë koalicion qeverisës të CoRamavirus dhe Coronavirus.

Ta luftojmë së bashku për të zbrapsur dhe larguar këtë të keqe të madhe që na ka zënë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here