Kotzias: Koha në favor të Greqisë për të zgjidhur problemet sipas interesave greke…

0
128

Koha është në favor të Greqisë për të zgjidhur gjithë problemet, duke u shërbyer interesave greke por pa cënuar palën tjetër. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias në raport me Shqipërinë, ndërsa ka përshëndetur vendimin e qeverisë Rama për ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë. Kotzias është shprehur se abrogimi i luftës me Shqipërinë është i rëndësishëm dhe prioritar, duke shtuar se pasojat ligjore do të përfshihen në një procces të posaccëm.

Në një intervistë në kanalin ERT, Kotzias duke komentuar ccështjen detare, tha se “është e drejta e Greqisë të zgjerojë zonën e Egjeut”.

“Nuk është në axhendën e diskutimeve me Turqinë, por problemi ynë qëndron tek shelli (rafti) kontinental. Teknikisht për të përcaktuar raftin kontinental, duhet përcaktuar zona e Egjeut, çfarë do e kryejmë pjesë-pjesë. Teoria se të gjitha bëhen automatikisht nuk solli asnjë rezultat prej vitesh. Në emër të maksimalizmit nuk bëhet asgjë. Delimitimi detar është mjaft i rëndësishëm për Greqinë, për përcaktimin e AOZ veçanërisht me Shqipërinë, të drejtat tona sovrane janë mese prioritare nga të gjitha aspektet”, deklaroi Kotzias.

Ministri grek nuk përjashton zgjerimin e kufirit detar duke u referuar për herë të parë në Marrëveshjen për të Drejtën Detare në ujërat deri në 12 milje, një marrëveshje që ekziston por deri më sot nuk është zbatuar nga pala greke.

Ndërsa për Turqinë zgjerimi kufitar detar nga pala greke përbën “arsye lufte” sipas mbledhjes se 8 qershorit 1995.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here