“McGonigal”/ Lubonja: Rama ka blerë arbitrin ndërkombëtar! Heshtja e Yuri Kim skandaloze

0
152

Kjo që ka bërë Rama është të neutralizojë arbitrin ndërkombëtar duke e blerë e duke e korruptuar. Heshtja e Yuri Kim është skandaloze. Nuk e di çfarë korruptimi ka përdorur. Ne çfarë na ngelet. Në vend i ka të gjitha institucionet, opozitës i ngelet protesta paqësore sepse ka frikë ndërkombëtarët.

Përdoret fjala revolucion, por për mendimin tim Shqipëria si është katandisur ka vërtet nevojë për një revolucion, po jo të heqë Ramën por të rregullojë gjithçka e çdo institucion, krimin e organizuar ta luftojë, etj. E vetmja shpresë është një revolucion nga shqiptarët që më duket me pak gjasa ose të shkëputet kredibiliteti që ka krijuar Rama, të ketë një goditje që ta braktisin amerikanët.

Opozita duhet të jetë më e fortë, të protestojë edhe te ambasada amerikane. Ai ble ca njerëz dhe mjafton t’i kthejë amerikanët të bëhen palë. Nuk ka ndodhur vetëm këtu, është bërë stil kjo punë. Si Katargate, ku paguheshin zyrtarët e lartë evropianë. Politikanët sot përdorin pushtetin për të fituar dhe Rama e ka shfrytëzuar këtë në mënyrë inteligjente dhe të paturpshme, por në botë ka shumë të paturpshëm, nuk janë këta perëndimorët të kulluar”, – tha Lubonja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here