‘Stop censures ndaj internetit në Shqipëri, me urdhër të Edvin Mafisë’

0
110

Nga Sali Berisha.

Edvin Kristaq Xhelati, me traditën e alergjisë atërore ndaj fjalës së lire, me veglat e tij në AMA dhe AKEP ka mbyllur njëlloj si Kim Jong Un apo si Khamenei i Iranit, dhjetëra e dhjetëra faqe në internet.

Ai po përdor këto dy vegla të tij të verbra të emëruar rishtas si censorë, xhelat të fjalës së lirë dhe lirisë së internetit!

Mbyllja e faqeve të internetit vetëm me një urdhër ekzekutiv pa asnjë proces të drejtë gjyqësor përbën një akt të rëndë censure ndaj fjalës së lirë dhe internetit, tipike për diktaturat qofshin ato ideologjike, teokratike apo narkodiktatura.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt prej xhelati të fjalës së lirë dhe lirisë së internetit të bosit të narkoshtetit shqiptar, bastardit të bllokmenëve hoxhistë Edvin Mafia dhe kërkoj çbllokimin e menjëhershëm të faqeve të mbyllura të internetit.

Iu bëj thirrje të gjithë autorëve të faqeve të mbyllura të internetit të denoncojnë në të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe organzatat anticensurë në botë, këto akte diktatoriale të narkoshtetit shqiptar.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Përshëndetje zoti Berisha. Doja të ndaja një shqetësim me ju.

Nuk e di nëse e sheh të drejtë ta shpërndash, por AKEPI dhe AMA kanë bërë kërdinë ditët e fundit me bllokime faqesh interneti.

Përshëndetje, po u kontaktoj sepse askush s’e hap gojën të flasë mbi këtë çështje.

Së pari, denoncoj mbylljen me pa të drejtë, si në asnjë vend tjetër të botës të faqeve me përmbajtje për të rritur. E ku është parë e është dëgjuar të mbyllen këto faqe në ndonjë vend tjetër të botës?! As në Kore, as në Kinë madje!

Së dyti, AKEP dhe AMA pa asnjë autorizim apo vendim gjykate, mbyllin faqe të tjera interneti shqiptare pa asnjë paralajmërim apo e thënë ndryshe, pa asnjë të drejtë! Po instalohet diktatura në Shqipëri nëpërmjet censurimit të internetit. Rasti më i fundit ishte ai i faqes Medium.

Ndersa faqet e tjera me permbajtje per te rritur jane bllokuar per shkak te asaj videos qe u be hit tashme vetem nga reklamimi qe i beri vet paturpesisht AKEP dhe Top Channel.

Po si ka mundesi dhe a eshte e drejte te bllokohen faqe te tera per nje video, ku shume mire dihet kush e ka shperndare, dhe te veprohet ndryshe teknikisht?

Po ç’kusur kemi ne shqiptaret, pak se jemi te varfer, te karantinuar, po te mos shohim dot as porno ne internet? Mos te lexojme dot portale te tjera se i bllokon qeveria? Apo AKEPI dhe AMA?

Askush s’e hap gojen te flase mbi kete çeshtje. Po instalohet censurimi ne internet dhe priteni kur te bllokohen dhe rrjetet sociale!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here