“Nuk pyet i mbyturi nga të lagurit”

0
164

Nga: Zhaneta Barxhaj

Këto ditë lexoj shpesh “Nuk do jetë njësoj jeta pas pandemisë”. Nuk di pse u vjen ky mendim xhanëm. Jeta ka vazhduar njësoj pas çdo epidemije të tmerrshme, me miliona viktima, pas luftrash me bilanc edhe më tragjik. Pse pikërisht pas kësaj jeta do ndryshoj?! Në asnjë moment nuk kam parë protesta, nuk kam parë njerëz që të ndryshojnë e të na mahnisin me gjestet e tyre, në asnjë çast nuk pashë ndonjë vullnet për ndryshime thelbësore, aq sa të na bëj të mendojmë, që jeta do jetë ndryshe. Do vazhdoj si gjithmonë, veçse liderat me këtë rast mësuan që delet janë të bindura e mund t’i trajtojnë si të duan, njësoj si në lojën vigani- shkurtabiqi. Do hapet vatha dhe delet do dalin të kullosin prapë pa qefprishje. Sërisht të pasurit dhe abuzuesit do shtojnë llogarit, sërish të varfërit do shkruajnë emrin në list. Jetën nuk e ndryshojnë pandemit as fatkeqësit, jetën e ndryshojnë idetë dhe guximi. Ndaj më duket shumë patetike kjo shprehja nuk do jetë njësoj. Edhe mjedisi që duket se u pastrua disi, pas një jave do kthehet në të njëjtat parametra. Ekonomitë do marrin borxh e do fshehin nga njëri- tjetri, se ndaj dhe bënë mjegull, por asesi nuk shoh ndonjë gjë ndryshe. Dhe sidomos në këtë vendin tonë që po kapim shekullin të zhytur në lluc, e siç thotë populli “Nuk pyet i mbyturi nga të lagurit”. Ndaj kjo periudhë të shërbej si një reflektim, për gjetjen e guximit brenda nesh, në kërkim të lirisë dhe të drejtave të mohura. Jeta ka qenë e do vazhdoj të jetë po ajo, megjithë hidhësitë e lumturitë që e shoqërojnë, ndryshimin e sjellë mendja dhe veprimi, jo pandemia. Ndaj qetësohuni, gjithshka do jetë po njësoj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here