SHBA duhet të shkëputet plotësisht nga Kina

0
106

Nga ANDREW A. MICHTA *

 

 

Politika amerikane më në fund po e kupton: Besimi te “globalizimi” si një rrugë e sigurt drejt modernizimit ka qenë ndoshta deluzioni më i madh që mbërtheu elitat amerikane që nga koha e bindjes se OKB do të eliminonte problemin e luftës nga sistemi ndërkombëtar. Kriza aktuale e coronavirus mund të ketë vënë një pikëçuditëse te kjo e vërtetë duke ekspozuar brishtësitë kryesore të shkaktuar nga ofrimi Kinës i elementëve kyç të zinxhirit furnizues të SHBA. Por diagnoza dhe zgjidhja kanë qenë të qarta prej një kohe shumë të gjatë: Ne duhet të shkëputemi plotësisht nga Kina.

Situata e vështirë e sigurisë kombëtare në të cilën SHBA gjen veten ka rrënjë të thella ideologjike. Deri në momentin kur Trump u përball me Kinën, shumë administrata të mëparshme e kishin lexuar gabim në thelb rrugën që Republika Popullore e Kinës do të ndiqte për të siguruar akses në tregjet dhe teknologjinë perëndimore për modernizimin e ekonomisë së saj. Sot jemi të detyruar të merremi me pasojat e tri dekadave transferim masiv të pasurive e njohurive drejt një fuqie që – e lënë pa kontroll – mund të sjellë një zhvendosje thelbësore strukturore në sistemin ndërkombëtar.

Gjatë tri dekadave të fundit, ideologjia globaliste ka furnizuar centralizimin dhe zinxhirin furnizues më të madh të tregut deri tani, duke krijuar një sistem në të cilin një pikë e vetme dështimi mund të ndërpresë prodhimin e produkteve për konsum. Vështirësitë e kohëve të funtit të Apple me manifakturimin e Foxconn dhe iPhone janë thjesht maja e ajsbergut. Kina përgjigjet për shumicën dërrmuese të prodhimit të elementëve të rrallë që janë vitalë për elektronikën për konsumatorët. 80% e përbërësve kyç për markat amerikane dhe barnat vijnë nga jashtë, kryesisht nga India dhe Kina. Por problemi shkon përtej mallrave për konsumatorë. Në rastin e një konflikti ushtarak – në Paqësor apo gjetkë – pamjaftueshmëria – burimeve me lëndë të para dhe zinxhirët e rajonalizuar të distribucionit përfaqësojnë një sfidë imediate për planifikuesit dhe operatorët. Gjatë viteve, ky proces – të cilin e quaj “centralizimi radikal i rrjeteve tregtare” – është shoqëruar me rrjedhjen e teknologjisë perëndimore drejt Kinës.

Ndërsa caqet e fuqisë së Perëndimit po tkurren vërtet, pika kryesore e masakrës kineze nuk është së pari e mbi të gjitha vjedhja e teknologjisë dhe njohurive tona. Sfida kryesore përballë SHBA dhe aleatëve qëndron brenda nesh, në aftësinë e konkurrentit tonë për të shfrytëzuar vetë aksiomat tona të trashëgimisë rreth zbehjes së paevitueshme të sovranitetit dhe universalizimit të demokracisë përfshirëse si pasojë direkt e globalizimit dhe modernizimit të nxitur nga tregu kudo në botë. Ndonëse faktet për të kundërtën kanë qenë me shumicë në 30 vitet e fundit, paradigma e globalizimit ende dominon segmente të mëdha të debateve politike në SHBA.

Ky dimension ideologjik përbën ndoshta dobësinë më të rëndësishme të Perëndimit në përshpejtimin e konkurrencës me Kinën. Gjatë Luftës së Ftohtë, kontesti ideologjik ishte për zemrat e mendjet; tani lufta është zhvendosur në mënyrë dominuese në territorin tonë, ku ideja e globalizimit si një zgjidhje për të gjitha sëmundjet e presupozuara të sistemit po përjashton të gjitha zgjidhjet alternative. Tri dekada sigurimi nga Washingtoni, të përsëritura nga Berlini e Parisi, se institucionet dominojnë mbi kulturën dhe, më e rëndësishmja, rruga më e mirë përpara për njerëzimin shtrihet në formimin e një tregu global dhe një grupi parimesh demokratike, efektivisht na kanë çarmatosur kur bëhet fjalë për konfrontim me realitetin e konkurrencës në rritje për pushtet, dhe për sjelljen prej grabitqari të konkurrentëve tanë. Hyrja në tregun e modernizuar të nxitur nga eksportet supozohej të sillte demokratizimin eventual të Rusisë e Kinës, por përkundrazi, të dyja kanë adoptuar, respektivisht, qëndrime revizionisto-nacionaliste dhe tekno-nacionaliste.

Rreziku më i madh në fazën aktuale të konkurrencës SHBA-Kinë nuk është paevitueshmëria më e madhe strukturore e konfliktit midis një fuqie në rënie dhe një në rritje, por më tepër aftësia në rritje e Kinës për të penetruar në ekonominë, financat dhe hapësirën dixhitale amerikane dhe dhënia formë atyre dhe, për pasojë, edhe proceseve politike. Fuqia e Pekinit për të konkurruar me SHBA shtrihet në “aftësinë transformuese” që mbështetet në aksesin në shoqërinë amerikane ndërsa e vetja mbetet përgjithësisht e përmbajtur brenda peizazhit dixhital të kontrolluar nga Partia Komuniste. Rreziku që Kina paraqet për SHBA në terma gjeostrategjikë shtrihet përtej treguesve tradicionalë në domenin dixhital, ku kundërshtari  ynë nga aksesi në rrjetet tona e përmes tyre në shoqërinë tonë.

Në dekadën e fundit, sfida për sigurinë tonë kombëtare nga Kina komuniste është shndërruar nga politikat grabitqare të tregut në sfidë ushtarake të tipit që mund të tejkaloj gjithçka që SHBA ka parë që nga projektet imperiale japoneze të fillimit të shekullit të njëzetë. Shenjat që Kina po përgatitet rrezikshëm për një konfrontim me SHBA janë të qarta për t’u parë, sidomos në det. Ndonëse flota amerikane mbetet domniese, kantieret kineze vazhdojnë të prodhojnë anije të reja me ritme të papara, arsenali raketor i flotës kineze por rritet, dhe Pekini po zgjeron me shpejtësi rrjetin portual jashtë vendit. E njëjta vlen edhe për armatimet konvencionale, bërthamore, kibernetike e të tjera. Shkurt, Kina po përgatitet për një sfidë të shumëfishtë me SHBA.

Tekno-nacionalizmi kinez mbetet përgjithësisht i keqkuptuar dhe, kryesorja, i pavlerësuar në Perëndim. Shoqëria mbetet e izoluar dhe e drejtuar nga PK. Elita komuniste 90-milionëshe kontrollon 1.4 miliardë qytetarë kinezë, ndërsa RPK vazhdon të përdorë erën dixhitale për të fuqizuar aftësitë ekonomike, politike dhe ushtarake përmes infrastrukturës sonë dixhiale, duke ndërhyrë në median dhe institucionet tona arsimore e shkencore, duke ndikuar në këtë mënyrë edhe në proceset tona politike. Kjo e lë SHBA pa alternativë përveçse të shkëputë zinxhirin furnizues me Kinën, ndërsa në të njëjtën kohë duhet të zhvillojë rrjete rajonale si alternativa të modelit aktual.

Lajmi i keq është se ndarja e ekonomisë së SHBA nga ajo e Kinës mund të jetë e dhimbshme në planin afatshkurtër. Lajmi i mirë është se SHBA ka alternativa kur bëhet fjalë për tregun e punës dhe burimet natyrore, brenda vendi dhe në gjithë hemisferën perëndimore. SHBA ka edhe struktura rezistuese aleancash në Atlnantik e Paqësor të cilat i japin Amerikës një avantazh të pakrahasueshëm në konkurrencën me Kinën. Megjithatë, kyçi mbetet ri-ekzaminimi i dogmave të tri dekadave të fundit dhe të kuptuarit se ku po shkon bota: jo drejt një utopie “globale”, por drejt një destinacioni të zgjedhur nga shtete sovrane të vetëdijshëm dhe në linjë me interesat e tyre kombëtare.

* Andrew A. Michta është Dekan i Kolegjit të Studimeve Ndërkombëtare dhe të Sigurisë në Qendrën Evropiane për Studime Sigurie George C. Marshall

https://www.the-american-interest.com/2020/03/05/we-need-hard-decoupling/?fbclid=IwAR27rLWDDllgM8aSWf26b7haVOAWTR42HqFf1XzbnBSKz6jRkd5JW4RlxpU

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here