Vdes nga koronavirusi shkrimtari i njohur kilian, Meta: Sepulchral do të mbahet mend për thënien e tij: “Krimi më i madh është harresa e krimeve të Diktaturës”.

0
114

Shkrimtari kilian, Luis Sepulveda, ka ndërruar jetë nga koronavirusi diten e sotme. Per kete ngjarje ka reaguar edhe Presidenti i Republikes Ilir Meta, i cili shprehet se Sepúlveda do të mbahet mend edhe për thënien e tij: “Krimi më i madh është harresa e krimeve të Diktaturës”.

Postimi i plote:

Beteja me COVID-19 fatkeqësisht ”theu” edhe shkrimtarin, publicistin dhe gazetarin e njohur kilian Luis Sepúlveda.

I pathyeshëm nga diktatura, burgjet dhe internimet e grushtit të shtetit kundër demokracisë nga diktatori Pinoçet, ky shkrimtar dhe publicist kurajoz frymëzoi popullin e tij me qëndresën heroike dhe kurajon intelektuale për rivendosjen e demokracisë.

Autor i shumë veprave të njohura si “Historia e një pulëbardhe dhe e maçokut që e mësoi të fluturonte”, “Bota në fund të botës” apo “Trëndafilat e Atacama”, Luis Sepúlveda do të mbahet mend edhe për thënien e tij: “Krimi më i madh është harresa e krimeve të Diktaturës”.

Fotografia e Ilir Meta
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here