“Na duhet urgjentisht plan strategjik”/ Basha sërish thirrje qeverisë: Jepi qytetarëve pagën e luftës për të mbijetuar

0
121

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për mediat, deklaroi se nuk ka pagë lufte për qytetarët, por vetëm pagë mbijetese.

Nuk ka pagë lufte, por pagë mbijetese. Nëse llogarisim shpenzimet, për pagesën e energjisë, për ushqime etj, e kupton se është një pagë shumë e vogël. Nga kjo pagë as një e dhjeta e familjeve në nevojë nuk përfitojnë. Ndihma duhet të ishte dhënë që kur thamë ne, sikundër bëri Kosova.

Nuk do kishte një krizë të tillë. Biznesi do të kishte siguri për t’u mbështetur, vetë shteti do kishte garancinë e vazhdimit të një marrëdhënieje normale. Në fakt jemi në situate ku kemi tre humbës të mëdhenj.  Humbës kemi shoqërinë, biznesin dhe vetë shtetin. Na duhet urgjentisht plan strategjik”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here