Hije dyshimi mbi tenderin për blerjen e pakove ushqimore nga Bashkia e Tiranës

0
120

Në muajt e fundit bashkia e Tiranës ka zhvilluar një numër të lartë të tenderave me negociim me argumentin e emergjencës natyrore të pandemisë së koronavirusit.

Por mes shumë tenderave të realizuar nga kjo bashki, së fundmi për njërin prej tyre në buletinin publik jepen të dhëna kontradiktore.

Më konkretisht në publikimin e APP të datës 14 prill rezulton se kontrata me objekt “Blerje paketa ushqimore dhe joushqimore për ofrimin e asistencës në banesë ndaj shtresave në nevojë” me fondin limit prej 62 milionë 491 miljë lekë është anuluar me pretendimin se asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.

Por çuditërisht numri i referencës që deklarohet në buletin nuk rezulton në faqen e kontratave të shpallura.

Një vendim i habitshëm në fakt, pasi si rregull numri i referencës duhet të shpallet edhe nëse një kontratë dështon.

Ndërkohë që për të njëjtën kontratë por me numër reference tjetër rezulton se përmes negociimit është shpallur fituese e fondit limit prej rreth 62.5 milionë lekësh pa TVSH kompania Eurolab Internacional Group shpk.

Për arsye që nuk dihen dhe nuk mund të kuptohen, Bashkia e Tiranës ka zgjedhur të publikojë në buletinin e datës 14 prill kontratën e anuluar dhe jo atë fituese e cila është konfirmuar në datën 10 prill.

Pjesmarrës në këtë tender kanë qenë 4 operatorë ekonomikë, 3 prej të cilëve janë skualifikuar dhe kompania fituese është zgjedhur me argumentin se ka ofruar çmimin më të ulët.
Megjithatë qeset me ndihma kryebashkiaku ka nisur ti shpërndajë edhe më herët, ndoshta edhe që nuk kanë pasur të bëjnë me këtë tender./Oranews.tv

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here