ISHP e Kosovës thirrje qytetarëve: Do të ngrohet moti, mos dilni grumbull as në oborret e shtëpive

0
132

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën dhe enjten, vranësirat do të zhvendosen në drejtim të juglindjes për t’u zëvendësuar me rreze dielli.

Me shtrëngimin e masave për lirinë e lëvizjes, qytetarëve u mbetet vetëm një orë e gjysmë në ditë që të dalin dhe të kryejnë obligimet e tyre. Pjesa më e madhe, natyrisht ata që jetojnë në shtëpi, do ta kalojnë në oborre duke shijuar rrezet pranverore.

Mirëpo, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve të mos qëndrojnë në grumbuj qoftë edhe në oborret e shtëpive.

“Edhe kur dilni në orët e përcaktuara të lëvizjes, ju lutemi të respektoni masat e distancimit fizik dhe të mos qëndroni në grumbuj qoftë edhe në oborret e shtëpive tuaja apo para hapësirave tregtare dhe sporteleve, që të mos rrezikoni veten dhe familjet tuaja”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here