“Edhe kjo nuk ishte dëgjuar”/ Ministri i Turizmit “lë pa fjalë” qytetarët: Për të shkuar në plazh duhet të merrni leje

0
136

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ka qenë i ftuar në “Tv T“, ku ka folur për masat që do të merren, në mënyrë që  qytetarët të frekuentojnë plazhet këtë sezon.

“Po përgatisim një rregullore të re të plazheve, duke i dedikuar një punë të imët, sigurisë së jetës dhe rrezikut të pandemisë. Do të kërkojë punë dhe detaje. Një draft e kemi, me rregulla të përcaktuara qartë. Me distancë më të madhe nga çadrat e plazhit. Nuk do të ketë festa masive në bregdet. Do të jetë drejt një turizmi familjar, të qetë, natyrisht duke marrë leje tek e-albania besoj. Pa leje, do të jetë e vështirë të mendohet sezoni turistik”, tha Klosi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here