Karantina mund të prodhojë dhunë, sociologu: Ja kategoria më e rrezikuar…

0
132

Mbyllja në shtëpi gjatë kësaj periudhe të pandemisë globale të Covid-19, mund të shoqërohet me probleme dhe konflikte të ndryshme në shoqëri. Sociologu Edmod Dragoti ka folur për këtë “realitet të ri social” që u krijua për shkak të masave kufizuese të qeverisë shqiptare. Për të mbyllja në shtëpi mund të ndikojë në acarimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, nëse këto të fundit nuk kanë qenë solide përpara se personat të hynin në karantinë.

“Natyrisht që karantinimi ka efektet e veta në sjelljet e çdonjërit prej nesh. Kjo varet nga marrëdhëniet e mëparshme që ne futemi në procesin e karantinimit, sepse normalisht ai natyrisht polarizon marrëdhëniet edhe në sjellje emocionale dhe në komunikim. Në rast se ne jemi në një marrëdhënie paraprake jo pozitive, kur izolohemi në aspektin fizik dhe social, atëherë jemi të detyruar të akumulojmë këto probleme që ka marrëdhënia e mëparshme në procesin e karantinimit, sepse nuk ke alternativa për të dalë nga situata ose për të pasur sa më pak shanse për t’u përplasur në rast të një konflikti të mundshëm. Marrëdhënia bëhet me konfliktuale në izolim. Nëse marrëdhënia është neutrale dhe pozitive, procesi i karantinimit e bën marrëdhënien edhe më të qëndrueshme”.

Dragoti foli edhe për amendamentet që priten të kalojnë në Kuvend këtë të enjte dhe që kanë të bëjnë me ashpërsimet në Kodin Penal për fenomenin e dhunës në familje. Ai e përshëndeti këtë masë ligjore, ndërsa shtoi se fenomeni i dhunës në Shqipëri i ka rrënjët thellë në shoqëri dhe për fat të keq trashëgohet nga prindërit tek fëmijët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here