Sociaologia: Izolimi social mund të sjellë rritje të divorceve…

0
123

Sociologia Enaida Frashëri në një intervistë për Abc News është shprehur se nga situata e krijuar si pasojë e përhapjes së pandemisë së koronavirusit në vendin tonë mund të sjellë shumë pasoja negative në jetën sociale.

Frashëri në fjalën e saj për Abc News është shprehur se si pasojë e qëndrimit mbyllur për një kohë të gjatë mund të kemi një numër të shtuar të rasteve të divorcit kjo për faktin se mund të dalin në pah shumë probleme ekonomike dhe shoqërore mes familjeve.

“Izolimi social sjell një sërë pasojash negative por në ato raporte shohim dhe një sërë pasojash pozitive që sipas ekspertëve do të kemi një numër më të lartë të lindjeve. Gjithashtu fakti që familjet me probleme që kanë qenë në një situatë jo shumë pozitive mund të kemi dhe raste të shtuara të personave që do të divorcohen”, tha sociologia.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se për të kaluar një situatë të tillë izolimi ëhstë që të gjithë të përpiqemi që të bëjmë një program rutinor ditor si një mënyrë për të bërë të mundur kalimin pa ndjerë të kësaj periudhe.

Gjithashtu sociologia ka theksuar për Abc News se kategroitë më të prekshme nga periudha e karantinimit si pasojë e Covid 19 janë fëmijët, të moshuarit, fëmijët autike apo dhe kategori të tjera që kanë probleme mendore.

Mosha e tretë dhe fëmijët janë dhe grupmoshat që e kanë më të vështirë qëndrimin brenda. Në këtë rast media e ka bërë mirë sensibilizimin për rrezikun që na kanoset. Hapi i parë ëhstë ndërgjegjësimi pastaj unë shikoj se në këto ditët e fundit vë re se është ndërgjegjësuar dhe e ka kuptuar rrezikun.Pjesa që unë rekomandoj është rutina ditore, vendosja e një orari të caktuar, mësimi i një gjuhet të re, leximi i një libri. Në rastin e një familje me shumë anëtarë është me e lehtë për tu menaxhuar koha, ndërsa te familjet që kemi vetëm dy të moshuar është më e vështirë pasi niveli i vetmisë shtohet një mënyrë që ti ndihmojë ato është që ato që dinë të përdorin komunikimet online me familjarët e tyre. Kategoritë më të prekura janë fëmijët, të moshuarit, një kategori tjetër është personat që kanë probleme me shëndetin mendor siç janë fëmijët autike, qe duhet nje kujdes me i madh. Të qenët normal në kushte izolimi ne na shkakton probleme jo më të kesh një kategori që kanë probleme me shëndetin, mendor. Këtë situatë duhet ta shikojmë me pozitivitet se pavarsisht efekteve negative do të kemi dhe shumë efekte pozitive në muajt në vazhdim”, është shprehur ndër të tjera sociologia Frashëri

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here