Makina shpërtheu në flakë, si u aksidentua për vdekje vëllai i deputetes në aksin Elbasan-Tiranë

0
85

Një aksident horror ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Elbasan -Tiranë, ku një person ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për vëllain e deputetes së PS-së, Blerina Gjylametit, Elton Maçolli.

42-vjeçari ishte duke udhëtuar me mjetin e tij të modifikuar benzinë-gas, kur në një moment ka bërë një parakalim të gabuar dhe si pasojë është përplasur me një kamion.

Rrjedhja e gazit ka qenë ajo që i ka marrë jetën Maçollit, pasi makina e tij është përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje ka qenë e pranishme Policia dhe grupi hetimor i cili po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Kush ishte Maçolli?

42-vjeçari prej disa vitesh punonte në bazën ajrore të helikopterëve në Farkë. Nga ku edhe postonte vazhdimisht foto nga puna me mjetet e fluturimit.

Në rrjetet e tij sociale Eltoni nuk është rezervuar as në fotot që ka ndarë me deputeten Gjylameti dhe motrat e tjera të tij.

Vetëm pak kohë më parë familja Maçolli ka humbur një prej vajzave të tyre. Vetë i ndjeri asokohe postonte një foto më të treja motrat e tij krahas të cilës shkruante: Do na mungosh shumë motra jonë e madhe.



Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here