“Pritet një prill shumë i nxehtë”, sinoptikania: Nesër reshje shiu, ndërsa dëborë të mërkurën

0
110

Sinoptikania Adiola Bani tha në një lidhje me “Skype” për News24 se muaji prill do të ketë shifrat më të larta të temperaturave, krahasuar me vitet e tjera.

Mes të tjerash ajo pohoi se nesër do të ketë reshje të vogla shiu në disa zona, ndërsa në mesditën e së mërkurës do të ketë rritje graduale të temperaturave dhe në fundjavë ato do të shkojnë në 26-27 gradë celsius (vendi do të jetë në izolim të plotë duke nisur nga e premtja, deri ditën e hënë).

“Sot temperaturat kanë pësuar një rënie të lehtë, pasi ishin më të larta. Ditën e nesërme do të kemi reshje shiu, më të dukshme do të jenë në zonë qendrore dhe veriore.

Ndërkohë, gjatë të mërkurës në zonat malore presim që të ketë pak reshje të lehta bore.

Më pas, gjatë mesditës së të mërkurës do të kemi rritje graduale të temperaturave në zonën perëndimore. Duke bërë që fundjava të jetë e ngritje ku pritet vlera 26-27 gradë.

Parashikohet që ky prill të jetë me temperatura më të larta gjatë mesditës, se sa vlerat normale të këtij muaji. Pasi parashikohet që të kemi më shumë ditë me diell dhe më pak me reshje me episode të shkurtra,”- tha Bani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here