Rritet numri i vdekjeve nga covid-19 në Turqi, ditën e djeshme humbën jetën 95 persona

0
102

Shifra në rritje vijnë edhe nga Turqia. Mësohet se deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 1101, ndërkohë që dje u raportuan 95 vdekje.

Mediat turke raportojnë se numri i të prekurve me COVID shkoi në 52,167. Miliona qytetarë turq janë izoluar të shtunën dhe të dielën, pas një vendimi të menjëhershëm të qeverisë turke, e cila shkaktoi edhe dyndje në supermarkete.

Pandemia ka vrarë afro 108,200, dhe ka infektuar më shumë se 1.76 milion njerëz në të gjithë botën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here