Njoftim alarmues/ ’10 milionë euro për atë që më sjell kokën e Albin Kurtit’

0
98

Një person me emrin e Facebook-ut, “Daniel Arianitti”, nxorri ditën e djeshme një njoftim alarmues në faqen e tij, nëpërmjet të cili deklaronte se jepte 10 milion euro për këdo që i sillte kokën e kryeminstrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit.

Pas kësaj prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar ditën e sotme, se ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me kërcënimin që i është bërë më 10 prill 2020, Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, përmes rrjeteve sociale. Përmes një komunikate drejtuar mediave, është bërë me dije se Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke punuar për zbardhjen e identitetit të vërtetë të personit në fjalë.

“Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke punuar për zbardhjen e identitetit të vërtetë të personit në fjalë, si dhe do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, thuhet në komunikatë.

Albin Kurti, u kërcënua me jetë përmes rrjetit social Facebook, mëngjesin e së premtes. Shpërblimin prej 10 milion eurosh `për kokën` e Kurtit e njoftoi një person me emrin e Facebook-ut, `Daniel Arianitti`, por ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një profil fals apo real.

`Daniel Aranitti` shkruante se jep dëmshpërblim prej 10 milionë eurove në këmbim “të kokës së Albinit”, pasi e cilësonte si një   `Fidel Castro`.

“10 milion euro kush ma sjell kokën e Albinit, Fidel Castros, psikopatit shqiptar”, ka shkruar ai mes të tjerave mëngjesin e djeshëm në Facebook

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here