Durrës/ 16-veçarja e zhdukur la letër në shtëpi, arrestohet i ati, goditi me thikë taksistin që shoqëroi vajzën

1
123

Detaje të reja janë mësuar për zhdukjen e 16-vjeçares nga Sukthi, familja e së cilës nuk kishte asnjë lajm për të prej datës 17 maj.

Gazije Kazija ka lënë një letër në shtëpi para se ajo të largohej, mesnatën e 12 ditëve më parë. Në letër vajza kish shkruar se po ikte me të dashurin që e kishte njohur në Facebook.

Vajza u largua në mesnatë nga banesa pasi nëna me 2 fëmijët e tjerë kishin fjetur. Babai i saj, emigrant në Greqi, u kthye në Shqipëri pas lajmit për zhdukjen e saj. Deri më tani është mësuar gjithashtu se vajza është larguar nga shtëpia me një taksi, dhe ka zbritur në vendin që njihet si Plepat.

Babai i vajzës u arrestua nga policia pasi goditi me thikë taksistin të cilin e fajësoi përse i dërgoi vajzën në mesnatë.

Për këtë ngjarje ai është shpallur në kërkim nga policia. Taksisti mësohet të jetë shprehur në policiMë goditi me thikë, s’kam lidhje me zhdukjen, isha në punë.

Familja Kazija e ardhur nga Dibra banon në Sukth të Durrësit prej disa vitesh

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here